Bylis mbyll merkaton në minutat e fundit, ballshiotët transferojë brazilianin

Bylis godet në limitin e merkatos së janarit duke afruar një tjetër sulmues në ekip. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Jo Santos, i cili është blerja më e re e klubit ballshiot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Bylis përmes një mesazhi në rrjetet sociale të klubit. Përpara se bashkohej me klubin e “Abissnet Superiore”, Santos ishte një lojtar i FK Turan në Kazakistan.

31-vjeçari më parë ka luajtur dhe për ekipe të tjera, dhe një nga më të rëndësishmet për Sheriff Tiraspol. Tashmë Santos transferohet te Bylis për të përjetuar aventurën e tij të parë në Shqipëri. /oversport.tv