Bylis nuk ndalet në merkato, ballshiotët prezantojnë 3 “armët” e reja

Pas përforcimit me trajnerin, Nexhi Shensoi pak ditë më parë, Bylisi prezanton dhe tre goditje në merkato. Klubi ballshiot ka prezantuar 2 qendërmbrojtësit, Adili, Zhongo dhe sulmuesin japonez, Tomoyuki Doi.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, do të mbajë mbi shpinë numrin 94 në fanellën e Bylisit. Mbrojtwsi tjetwr Vasil Zhongo do të ketë numrin 88 dhe sulmuesi Doi, numrin 90.

Kujtojmë se Zhongo rikthehet në klubin ballshiot pas 2 sezonesh, i cili në 2020 u transferua në klubin grek AO Trikala. Ndërsa Adili rikthehet të luajë në “Abissnet Superiore”, pas vetëm gjashtë muajsh që nga largimi prej Vllaznisë. /oversport.tv