Është mbyllur java e katërt e kategorisë së parë në Shqipëri. Ka qënë një e shtunë e mbushur me gola kjo e sotmja ku Burreli fitoi me goleadë 5-1 ndaj Besës. Fitore kanë gjetur edhe Shkumbini në fushën e vet ndaj Maliqit me rezultatin 3-1, Korabi ndaj Besëlidhjes 3-1, Lushnja ndaj Butrintit 1-0 si dhe Erzeni ka bërë detyrën ndaj Turbinës me rezultatin 3-1.
Sakaq, Tërbuni ka arritur të marri një fitore me vlerë në shtëpinë e Apolonisë 1-0. Me pikë të plota ka dalë edhe Bylis nga transferta e vështirë e Pogradecit pas fitores 1-2. Ndërkohë që ndeshja e vetme e mbyllur në barazim këtë javë ka qënë Vora-Tomori, me rezultatin 1-1.
Bylisi kryeson me pikë të plota pas 4 javësh kampionat dhe ndiqet nga Korabi, me dy pikë më pak. Shkumbini është i treti me 9 pikë, kurse Butrinti ra ndaj Lushnjës që mori fitoren e parë. / oversport.tv
Kategoria e parë- Java 4
Apolonia-Tërbuni 0-1
Golat: Ruqi 78′
Shkumbini-Maliqi 3-1
Golat: Dushaj 76′, 78′ , Onuh 86′ / Isufi 49′
Pogradeci-Bylis 1-2
Golat: Alillari 78′ / Cakranji 12′ , Qardaku 64′
Korabi-Besëlidhja 3-1
Golat: Joti 26′ , Marku 89′, Bërdufi 90’/ Jeremiç 34′
Burreli-Besa 5-1
Golat: Farruku 10′ , Hasa 17′ , 81′ Çema 23′ , Stafa 83’/ Canka 26′
Lushnja-Butrinti 1-0
Golat: Er.Gjyla 27′
Vora-Tomori 1-1
Golat: Lushaku / Oshafi 43′
Erzeni-Turbina 3-1
Golat: Raboshta 25′ (p), Olivera 32′, Mehmeti 75′ / Doksani 81′