Naxhi Shensoi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Bylisit. Mesditën e sotme tekniku 64-vjeçar është prezantuar para skuadrës në prani të Presidentit të Nderit Agron Kapllanaj dhe administratorit Arber Sino.
Pas prezantimit, tekniku i ri ka nisur menjëherë punën me skuadrën duke drejtuar seancën e parë stërvitore në kompleksin Bylis.
Kujtojmë që Naxhi Shensoi zë vendin e Arian Bellait, që u largua ditën e djeshme nga stoli i skuadrës mallakastriote për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës. Aktualisht Bylisi qëndron në vendin e parafundit në renditje me 17 pikë të grumbulluara në 17 javë kampionat. / Oversport.tv