Në prag të sfidës në “Abissnet Superiore” ndaj Tiranës, Bylis përforcon skuadrën me dy sulmues. Abu Danladi dhe Brice Tutu janë zyrtarisht pjesë e klubit ballshiot.
Sipas burimeve të redaksisë së Oversport, sulmuesit janë federuar dhe tashmë janë pjesë e Bylis. Sulmuesi 27-vjeçar, Danladi, me nënshtetësinë ganeze nuk kishte skuadër që nga 1 janari i këtij viti.
Ganezi mbylli në fillim të vitit bashkëpunimin me Minnesota dhe tashmë është pjesë e klubit ballshiot. Nga ana tjetër, 25-vjeçari francez Tutu, ishte pjesë e Riga të Lituanisë dhe tashmë është pjesë e Bylisit. /oversport.tv