Bylisi nuk është kursyer ndaj Turbinës, duke fituar me rezultatin 4-0 dhe pas tre javësh kampionat në Kategorinë e Parë kryeson me pikë të plota. Janku, Qardaku, Lorran dhe Spahiu likuiduan cërrikasit në duelin e sotëm në “Adush Muçaj”.
Korabi rival u ndal në transfertën e vështirë ndaj Besës së Kavajës, me rezultatin 1-1. Verdhezinjtë shënuan të parët me shkodranin Alsid Tafili, kurse Taulant Marku vendosi baraspeshën dhe shmangu humbjen e dibranëve.
Shkumbini po tregon se do të jetë një kockë e fortë, pasi ka mposhtur Erzenin pretendent me rezultatin 3-2. Barbosa dhe Onuh ishin heronjtë e peqinasve në këtë duel. Tërbuni ka marrë fitoren e parë sezonale, pas dy barazimeve.
Keko me golin e tij i nderoi pukjanët kundër Vorës. Minimalisht 1-0 triumfoi edhe Butrinti kundër Burrelit. Tre pikë edhe për Tomorin, që me dy golat e Pepës ndëshkoi Lushnjën dhe iu gëzua fitores së parë.
Dy ndeshje të tjera përfunduan në barazime. Maliqi ishte shumë pranë fitores me Apoloninë, por Repaj shleu autogolin dhe u dha një pikë fierakëve. Barazimi tjetër i regjistrua në Lezhë, mes Besëlidhjes dhe Pogradecit, me rezultatin 2-2.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
E shtunë, më 25 shtator, ora 16:00
Shkumbini-Erzeni 3-2
Shënues: Barbosa 11’, Onuh 56’, 88’ / Xhebrahimi 30’, Hidi (90+4’)
Maliqi-Apolonia 1-1
Shënues: Repaj (aut.) 40’ / Repaj 90+2’
Tërbuni-Vora 1-0
Shënues: Keko 38’
Tomori-Lushnja 2-0
Shënues: Pepa16’, 77’
Butrinti-Burreli 1-0
Shënues: Kolonja 43’
Besa-Korabi 1-1
Shënues: Tafili 7’ / T. Marku
Besëlidhja-Pogradeci 2-2
Shënues: Danaj 7’, Gjikola 48’ / Topllari 39’, Jahaj 68’
Bylisi-Turbina 4-0
Shënues: Janku 2’, Qardaku 65’, Lorran 72’ , Spahiu 83’
/ oversport.tv