Bylisi e Shkumbini kanë “finale”, ja plani për 8 duelet e Kategorisë së Parë

E shtuna rikthen Kategorinë e Parë. Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 14:00. Bylisi i vendit të parë ka një transfertë delikate ndaj Burrelit.

Ndjekësit më të afërt, Shkumbini dhe Korabi luajnë në shtëpi. Peqinasit presin Tomorin dhe parashikohet një duel interesant.

Dibranët ndërkohë duhet të likuidojnë Turbinën në Peshkopi. Apolonia dhe Lushnja janë të dënuara për të fituar në sfidat kundër Butrintit e Besëlidhjes.

Maliqi-Tërbuni, Erzeni-Pogradeci dhe Vora-Besa kompletojnë çiftet e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë. / oversport.tv