Bylisi “mbytet” në Shkumbin pas 10 javësh, përfiton vetëm Erzeni

Është mbyllur java e 10-të e Kategorisë së Parë me Bylisin që ka humbur kështu pas 9 fitoresh radhazi. Ballshiotët janë mposhtur nga Shkumbini me rezultatin 2-0, falë golave të Maganit dhe Barbosas.

Ndërkohë, nga kjo humbje ka përfituar Erzeni i vendit të dytë që ka rikuperuar tre pikë. Ata mposhtën me rezultat minimal, 1-0 Burrelin falë golit të Raboshtës. Korabi i vendit të tretë ka barazuar pa gola në Lushnjë, njësoj si Tomori-Butrinti.

Gara në fundin e tabelës është ashpërsuar edhe më shumë me Besëlidhjen që del nga zona e ftohtë pas fitores 3-2 në fushën e Maliqit. Edhe pse ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, goli në minutën e fundit nga Redon Danaj i dha tre pikët lezhjanëve dhe Maliqin e zhyti në vendin e fundit.

Vora e vendit të fundit është ngjitur tashmë në vendin e 14-të pasi mposhti Pogradecin në shtëpi me rezultatin 3-0. Dygolëshi i Mashit dhe goli i Kovaçit i dhanë më shumë shpresë Vorës. Ndërsa në ndeshjen tjetër të mbetur, Tërbuni mposhti minimalisht Besën e Kavajës me rezultatin 1-0 falë goli të Hysës. /oversport.tv

KATEGORIA E PARË- JAVA E 10-TË

APOLONIA-TURBINA 2-0
Shënues:
Sota 66′, Maksuti 73′

SHKUMBINI-BYLIS 2-0
Shënues:
Magani 36′, Barbosa 58′

MALIQI-BESËLIDHJA 2-3
Shënues:
Kame 56′, Demollari 75’/ Rub. Danaj 39′, Red. Danaj 48′, 92′

TËRBUNI-BESA 1-0
Shënues:
Hysa 33′

VORA-POGRADECI 3-0
Shënues:
Mashi 5′, 71′, Kovaçi 62’

ERZENI-BURRELI 1-0

Shënues: Raboshta 92′

TOMORI-BUTRINTI 0-0

LUSHNJA-KORABI 0-0