Bylisi s’pyet as për Korabin rival, goleada të Burrelit e Erzenit! Festë te Besa e Tomori

Bylisi me gjasa nuk do të ketë rivalë në Kategorinë e Parë, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Korabin rival dhe tani diferenca me dibranët dhe Shkumbinin e ngjitur në vend të dytë është 5 pikë, pas 5 javësh kampionat.

Anthony Beji zhbllokoi ndeshjen, ndërsa më pas Qardaku realizoi edhe dy herë të tjera për ballshiotët. Shkumbini sot barazoi pa gola në transfertë me Tërbunin. Fitore me nga goleada kanë marrë Burreli dhe Erzeni.

Shijakasit, me gola të Mehmetit, Ymerit (2) dhe Troplinit mposhtën 4-0 Maliqit, kure matjanët triumfun 5-0 ndaj Besëlidhjes në Lezhë. Farruku shënoi dy golat e parë dhe më pas u la radhën Dibrës, Branicës dhe Xhahysës.

Tre pikë për Besën, që likuidoi Lushnjën me Cankën e Hysenin, ndërkohë që po 2-0 fitoi edhe Tomori ndaj Apolonisë. Pepa dhe Oshafiishin autorët e golave. Fitore edhe për Pogradecin, që falë Alillarit e kaloi me sukses testin kundër Turbinës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5

Besa-Lushnja 2-0
Shënues:
Canka 45+1’, Hyseni  49’

Besëlidhja-Burreli 0-5
Shënues:
Farruku 4’, 10’, Dibra 25’, Branica 42’, Xhahysa 75’

Butrinti-Vora 1-1
Shënues:
Paterni 74’ / Kovaçi 63’

Bylis-Korabi 3-0
Shënues:
Anthony 21’, Qardaku 27’, 90’

Maliqi-Erzeni 0-4
Shënues:
Mehmeti 30’, Ymeri 60’, 87’, Troplini 81’

Tërbuni-Shkumbini 0-0

Tomori-Apolonia 2-0
Shënues:
Pepa (pen.) 47’, Oshafi 76’

Turbina-Pogradeci 0-1
Shënues:
Alillari 13’

/ oversport.tv