Bylisi thyen Erzenin në Shijak, nuk falin as Korabi e Apolonia në të Parën

Bylisi dhe Korabi tregojnë sërish “muskujt” në Kategorinë e Parë. Ballshiotët kanë fituar finalen e parë, në transfertë kundër Erzenit pretendent për t’u ngjitur në Superioren.

Eridon Qardaku shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshjeje në pjesën e dytë dhe Bylisi mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje. Korabi gjithashtu e ka nisur mirë kampionatin.

Dibranët mundën në Peshkopi Korabin me rezultatin 2-1. Për dibranët realizuan Taulant Marku dhe Xhynejt Çutra. Sot ka marrë fitoren e parë edhe Apolonië, që përmbysi golin e Barbosa kundër Shkumbinit.

Besëlidhja pëson humbjen e dytë, këtë herë në transfertë ndaj Turbinës. Në listën e skuadrave që fituan është edhe Vora, që kaloi me sukses duelin ndaj Maliqit me rezultatin 3-2. Tre takime të tjera, Pogradeci-Besa, Burreli-Tomori dhe Lushnja-Tërbuni përfunduan 0-0.

KATEGORIA E PARË – JAVA 2

Korabi-Butrini 2-1
Apolonia-Shkumbini 2-1
Turbina-Besëlidhja 3-1
Pogradeci-Besa 0-0
Burreli-Tomori 0-0
Lushnja-Tërbuni 0-0
Vora-Maliqi 3-2
Erzeni-Bylis 0-1

/ oversport.tv