Bytyqi nuk mjafton, Konyaspor e pëson në fund kundër Karagumruk

Konyaspor ka pësuar një humbje në shtëpi me rezultatin 1-2 kundër Karagumruk, çka e largon me kualifikimin në Champions League.

Nga minuta e parë u aktivizuan edhe Çekici e Bytyqi, me këtë të fundit që shënoi edhe golin që hapi ndeshjen në minutën e 23-të.

Konyaspor, që aktivizoi edhe Cikalleshin në minutën e 76-të, nuk e ruajti dot epërsinë. Pas minutës së 80-të pësoi dy gola dhe u mposht në shtëpi. Tani Fenerbahce është 4 pikë larg. / oversport.tv

Foto: Ittifak Holding Konyaspor, Twitter