Cafu: Ju tregoj kundërshtarin më të vështirë që kam markuar në karrierë

“Jam një tifoz i futbollit, jam një tifoz i lojtarëve të mëdhenj, jam një fans i Messit. Ai e meritoi Topin e Artë”. Nuk ka dyshime Cafu, ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, që në një intervistë të dhënë për të përditshmen argjentinase “Ole” ngre në piedestal sulmuesin e PSG-së:

“Çdo vit që kalon ka më shumë eksperiencë, ka fituar 7-të Topa të Artë dhe për më shumë se 15 vite ka qenë në vendin e parë ose në vendin e dytë.

Çfarë mund të thuash për një lojtar të tillë? Messi është një futbollist që kënaq sytë e gjithë botës kur luan futboll, duke na përfshirë edhe në brazilianëve”, ka shtuar Cafu.

Braziliani më pas ka treguar se kundërshtari më i vështirë të cilin ka markuar në karrierë ka qenë Maradona, me të cilin është përballur në një miqësore mes San Paolo dhe Seville: “Diego ishte një fenomen. Kam shumë respekt për të”, ka përfunduar ish-kapiteni i Brazilit. / Oversport.tv