Cafu: Milani po rritet falë Piolit, skuadra mund të fitojë kampionatin

Ish-mbrojtësi i Milanit, Cafù ka folur për ish-skuadrën e tij në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”:

“Më bëhet shumë qejfi që më në fund shoh sërish Milanin konkurrues. E ndjek në kampionat dhe në Champions dhe shpresoj që të jetë viti i mbarë për t’u rikthyer tek trofetë, të paktën në Itali.

Në Europë, mungesa e eksperiencës tek shumë lojtarë, ndikon në rezultatin e ndeshjes, ndonëse paraqitja kundër Portos nuk ishte aspak e mirë”.

Braziliani ka folur edhe për mundësitë që kanë kuqezinjtë për të fituar kampionatin: “Më duket se mentaliteti i skuadrës është për tu rritur dhe për të fituar dhe kjo falë Piolit, që është treguar shumë i zoti që u ka transmetuar idetë e tij. Milani sulmon dhe vrapon shpejt. Ky mund të jetë viti i duhur për të fituar kampionatin”.

Përsa i përket mbrojtësit anësor më të mirë në Botë, Cafu thotë preferencën e tij: “Besoj se është Hakimi. Pastaj Carvajal, shumë i fortë edhe në fazën mbrojtëse dhe Alexander Arnold”. / Oversport.tv