Cagliari gjen pasardhësin e Semplicit, zyrtarizohet bashkëpunimi me Walter Mazzarrin

Drejtuesit e Cagliarit nuk i kanë pritur mirë rezultatet e skuadrës në këtë start të Serie A (një pikë e vetme në tre ndeshje të luajtura) dhe kanë vendosur të shkarkojnë teknikun Leonardo Semplici.

Klubi nga Sardenja ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, pasi presidenti Giulini ka arritur një marrëveshje me Walter Mazzarrin.

Ish-trajneri i Napolit dhe Interit ka firmosur një kontratë tre-vjeçare (do të fitojë rreth 2 milion euro në sezon) dhe do të debutojë në ndeshjen e së dielës lundër Lazios në “Olimpiko”.

Kandidatë për pankinën e Cagliarit ishin edhe Diego Lopez dhe Iachini, por Mazzarri arriti të bindë presindetin e sardëve Giulini dhe është gati për këtë bashkëpunim të ri. /Oversport.tv