Cagliari gjen suksesin e parë sezonal në Serie A, Joao Pedro heroi i sardëve

Cagliari ka gjetur më në fund fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi ka mposhtur në shtëpi 3-1 Sampdorian. Skuadra sarde ka pritur javën e 8-të të Serie A, për të marrë tre pikët e para në kampionat. Ka qënë një ndeshje e bukur dhe plot emocione, takimi I transmetuar në Oversport 1.

Vendasit kërkojnë me ngul fitoren dhe arrijnë të zhbllokojnë shumë shpejt sfidën, me të zakonshmin Joao Pedro, që shënon në minutën e katërt. Goli kontrollohet në VAR, që e konsideron të vlefshëm dhe bën që të fillojë festa në stadiumin “Sardegna Arena”.

Miqtë mundohen të reagojnë dhe në minutën e 12-të godasin shtyllën me veteranin Candreva. Cagliari shfaqet më kërkues, por 45 minutat e para mbyllen me rezultatin 1-0.

Me fillimin e pjesës së dytë skuadrat mundohen që të shënojnë, vendasit për të siguruar fitoren, ndërsa miqtë për të barazur rezultatin. Gabbiadini ka një mundësi të mirë për Sampdorian, ndërsa Keita për Cagliarin.

Sardët dyfishojnë rezultatin në minutën e 74-t me Caceres, pas një devijimi të Thorsby, që korrigjon gabimin duke ngushtuar rezultatin në minutën e 82-të.

Sampdoria kërkon të barazojë, por është Joao Pedro që në minutat shtesë shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Cagliarin, duke vulosur këtë fitore, që e largon skuadrën sarde nga vendi i fundit në renditje.

 

Serie A-Java e 8-të

Cagliari-Sampdoria 2-1

 Joao Pedro 4’,90+4’, Caceres74’/ Thorsby 82’