Cagliari “kafshatë” e lehtë, Atalanta triumfon dhe ngjitet e katërta

Atalanta ka bërë detyrën në transfertë kundër Cagliari, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e Gian Piero Gasperini me këtë fitore kalon Romën, që ka një ndeshje më pak, dhe ngjitet në vendin e katërt për momentin me 22 pikë.

Bergamaskët e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi Mario Pasalic e zhbllokoi ndeshjen pas gjashtë minutash lojë. Atalanta dominoi gjithë kohën, por pavarësisht kësaj Cagliari ia doli ta barazonte ndeshjen përkohësisht.

Joa Pedro realizoi në portën e Musso pa u bërë gjysmë ore lojë. Sigurisht që Atalanta nuk mund të pajtohej me barazimin dhe Duvan Zapata ishte ai që riktheu epërsinë me golin e shënuar, që në fund rezultoi i fitores.

Atalanta u përpoq dhe i kishte shanset për ta shënuar edhe golin e sigurisë. Deri në fund nuk e shënoi dot, por me rëndësi është që morën tre pikët dhe mbajnë kontaktin me vendet e sipërme të klasifikimit në Serie A.

SERIE A – JAVA 12
Cagliari-Atalanta 1-2
Shënues:
Joao Pedro 27’ / Pasalic 6’, Zapata 43’

/ oversport.tv