Udinese rikthehet te fitorja dhe e arrin me rezultatin e thellë 4-0 kundër Cagliari. Bardhezinjtë thellojnë krizën e skuadrës nga Sardenja, që renditet në vendin e parafundit në klasifikim.
Udinese e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar me Makengo që në minutën e katërt. Pesë minuta më pas Pavoletti mund të barazonte, por Silvestri bëri një pritje të mrekullueshme.
Në fundin e pjesës së parë Deulofeu realizoi me një goditje dënimi dhe Udinese shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes.
Skuadra nga Friuli e nisi mirë edhe pjesën e dytë, pasi për pesë minuta Molina me një goditje fluturimthi shënoi golin e tretë në portën e Cagliari.
Udinese nuk u mjaftua me kaq, pasi Deulofeu shënoi edhe një tjetër gol të bukur dhe vulosi fitoren 4-0 të skuadrës së tij, që shkon në kuotën e 20 pikëve dhe renditet në vendin e 14-të.
SERIE A – JAVA 18
Cagliari-Udinese 0-4
Shënues: Makengo 4’, Deulofeu 45’, 69’ Molina 50’
/ oversport.tv