Caicedo kërkon një mundësi te Interi: Dua të ndihmoj skuadrën

U bashkua me Interin në janar, por deri më tani Felipe Caicedo ka luajtur vetëm pak minuta në fund të sfidës kundër Genoas në “Marassi”. Sulmuesi ekuadorian po punon që të arrijë formën optimale, që të mund të gjejë hapësira në sulmin zikaltër, që aktualisht po kalon një moment krize.

Këtij Interi në krizë goli dhe rezultatesh do ti shërbente “zona Caicedo”: “Është një shprehje që ka lindur si pasojë e golave të shënuar në fund të ndeshjes.

Unë mundohem gjithmonë të jem i përqendruar deri në fund, besoj se është një virtyt që e kam, të mos dorëzohem dhe të kërkoj gjithmonë portën. Të ndihmoj skuadrën kur ka nevojë”, ka thënë sulmuesi në një intervistë për Dazn.

Caicedo ka folur edhe për trajnerin Simone Inzaghi që e solli në Milano: “Është një trajner që më ka dhënë shumë, më ka ndihmuar të rritem dhe të bëhem lojtari që jam sot. I jam shumë mirënjohës. Kërkon më të mirën nga të gjithë lojtarët”, ka përfunduar sulmuesi zikaltër. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter