Cairo: Skriniar kushton 70 milionë, atëherë Bremer vlen më shumë se sa flitet

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka folur në lidhje me të ardhmen e Bremer:

“A ka një çmim të duhur për Bremer? Ka, por nuk besoj se është e drejtë të thuhet. Kam marrëdhënie shumë të mira me agjentin e tij. Lojtari është një djalë i shkëlqyer, i kam thënë që në momentin që do të vijë oferta e duhur do ta shes.

Por gjithçka është relative, sepse dëgjoj që për Skriniar kërkohen 70 milionë dhe besoj se Bremer vlen më shumë se shifrat që fliten. Objektivi im është që ta kënaq, sepse atë mund tia lejojnë vetes vetëm skuadra të nivelit të lartë”, ka thënë Cairo. / Oversport.tv