Calabria: Na kanë ndëshkuar episodet, do të provojmë kualifikimin  

Në prag të sfidës kundër Portos, është ndalur përpara mikrofonave edhe mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria. Ai komentoi mbi gjendjen e ekipit kuqezi, dëshirën për t’u rikthyer në garë në Champions League dhe episodet që e kanë ndëshkuar ekipin e tij.

SFIDA NDAJ PORTOS- “Milani do të jetë gati për të fituar, është shansi i fundit që kemi për të qëndruar në Champions League. Ne besojmë se mund t’ia dalim, kemi cilësitë për të luajtur një lojë të shkëlqyer për të kaluar në fazën tjetër. Duhet të besojmë deri në minutën e fundit”.

RENDITJA NË CHAMPIONS DHE SERIE A- “Ka pasur disa episode që kanë çuar në këtë renditje, nuk mendoj se e meritojmë pozitën ku jemi. Jam i bindur se që nga nesër mund të bëjmë më mirë. Në kampionat është meritë e të gjithëve, ne besojmë në atë që bëjmë. Në Champions League duhet të bëjmë më shumë për të arritur rezultate. Champions Leaguen e quaj garën e detajeve dhe fatkeqësisht ka pasur disa kundër nesh. Kjo ka bërë që ne të jemi në këto pozita ku jemi sot”. /oversport.tv