Calhanoglu dhe Lukaku kanë një mesazh për interistët: Po kthehemi

“Po kthehemi”. Është ky mesazhi që shkruan Hakan Calhanoglu në Instagram i shoqëruar në foto nga Romelu Lukaku, duke siguruar Interin dhe Simone Inzaghin se dyshja do të jetë gati për fillimin e kampionatit, kur skuadra zikaltër do të presë Romën e Mourinhos në “San Siro”.

Sulmuesi belg dhe mesfushori turk vazhdojnë punën në “Appiano Gentile” për tu rikuperuar nga dëmtimet respektive.

Lukaku mungon që nga 28 gushti për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë dhe pritet që të rikthehet në dispozicion të Inzaghit për sfidën kundër verdhekuqve.

Më pak siguri ka për turkun, që gjithashtu vuan nga një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Calhanoglu synon që të djegë kohët dhe të ndihmojë skuadrën që të dalë nga ky moment i vështirë dhe Inzaghi shpreson që ta rikuperojë në kohë rekord për sfidën kundër Romës. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)