Calhanoglu: Interi fitonte më shumë derbi, Inzaghi më “mbyti” me telefonata

Hakan Calhanoglu, fantazisti që në verë la Milanin për Interin, ka dhënë një intervistë për “433” dhe flet për lëvizjen e bërë, si dhe për një temë të rëndësishme që lidhet me aktivizimin me kombëtaren e Turqisë, para Gjermanisë ku lindi.

KALIMI TEK INTERI – “Kam kaluar sezone pozitive te Milani. Enda kam shumë miq atje. Vendosa të shkoj tek Interi sepse doja një sfidë të re në karrierën time. Interi është një klubi madh, fituan titullin vjet dhe luajnë në Champions League”.

“Jam i vetëdijshëm që kam bërë një zgjedhje të veçantë, por kjo është jeta. Ju duhet të shikoni para dhe jo prapa. E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata e mundnin shpesh Milanin në derbi. Thashë me vete, hajde, Interi është një zgjedhje e shkëlqyer”.

“Të gjithë te Interi janë shumë të sjellshëm. Gjatë kampionatit europian Simone Inzaghi më telefonoi 3-4 herë. Ai donte shumë që të bashkohesha me Interin, sikurse edhe drejtuesit. Do doja të fitoja gjithçka me këtë skuadër dhe t’ua tregoj fëmijëve që i fitova me Interin”.

KOMBËTARJA – “Kam lindur në Gjermani, por familja ime është me origjinë nga Turqia dhe gjithmonë e kam pasur parasysh të luaj me vendin tim. Jam krenar për këtë vendim, edhe pse më kanë thënë që do kishte qenë më e lehtë të shkoja tek Interi apo Barcelona nëse luaja për Gjermaninë. Në fund ia fola, tani luaj për Interin dhe Turqinë”, tha Calhanoglu me të tjerash. / oversport.tv