Candreva heroi i Sampdoria, Spezia thyhet pa Manajn e lënë në shtëpi

Sampdoria ka marrë tre pikë të arta ndaj një rivali direkt. Ekipi nga Genoa ka triumfuar me rezultatin 2-1 kundër Spezia, që nuk kishte as në stol sulmuesi Rey Manaj për zgjedhje teknike.

Sampdoria ishte shumë cinike, duke shënuar me dy goditje në kuadrat. Heroi i tyre ishte Antonio Candreva, i cili fillimisht realizoi me një goditje dënimi, kurse golin e dytë e shënoi me një gjuajtje brenda zone.

Dy golat e shpejtë bënë që Sampdoria të tërhiqej dhe Spezia u mundua shumë ta hapte ndeshjen. Pavarësisht rasteve, goli ka ardhur vetëm në minutat shtesë nga Verde dhe atëherë ishte shumë vonë.

SERIE A – JAVA 9

SAMPDORIA 2-1 SPEZIA
Shënues: Candreva 15’, 36’ / Verde 90+5’

/ oversport.tv