Candreva mbetet zikaltër: Interi skuadra favorite për të fituar Serie A

Ndeshja e të dielës mes Sampdorias dhe Interit ka një shije të veçantë për Antonio Candrevan, që përgatitet për të zbritur në fushën e lojës për herë të 400 në Serie A.

“Jam i emocionuar dhe krenar për këtë arritje, por kam akoma shumë dëshirë për të luajtur. E dimë që do të kemi përballë një skuadër të madhe, me të cilën do të matemi me përulësi dhe respekt.

Në organikën e tyre ziklatërit kanë lojtarë të mëdhenj që bëjnë diferencën. Në pret një ndeshje e vështirë, por ne do të luajmë shanset tona”-ka deklaruar Candreva.

“Interi është kampioni i Italisë, një skuadër e madhe që po luan në nivele shumë të larta, megjithëse janë luajtur vetëm dy javë të kampionatit.

Interi ku luaja unë ishte një tjetër skuadër, por për mendimin tim skuadra aktuale është favorite për të fituar Serie A këtë sezon”-ka përfunduar futbollisti i Sampdorias. /Oversport.tv