Saul “Canelo” Alvarez hyn në historinë e boksit, kampion i padiskutueshëm

Saul “Canelo” Alvarez ka shkruar historinë e peshave super të mesme në boks, duke unifikuar rreth vetes të gjithë titujt e kësaj kategorie, pasi mposhti Caleb Plant në raundin e 11-të në Las Vegas, pas vendimit të arbitrit për të ndërprerë ndeshjen.

Në një sfidë që u dominua nga fillimi deri në fund nga boksieri meksikan, “Canelo” e ka rrezuar disa herë në tapet amerikanin Plant. Falë kësaj fitoreje, e 57-ta në 60 ndeshje (2 barazime dhe 1 humbje në total), meksikani ka marrë edhe brezin e IBF, që deri tani mbahej nga kundërshtari.

Saul “Canelo” Alvarez është bërë boksieri i parë në peshat e mesme që fiton të gjitha titujt e kësaj kategorie, pasi më parë kishte fituar titullin në kategoritë WBA, WBC dhe WBO.

Ndeshjen e ka parë edhe Mike Tyson, që kishte parashikuar fitoren e Alvarez, të cilin e konsideron boksierin më të mirë të brezit të tij. / Oversport.tv