Cannavaro: Kam refuzuar oferta nga Amerika, dua të trajnoj në Europë

Ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro është rikthyer të flasë për mediat italiane. Ai ka dhënë një intervistë për Il Corriere dello Sport ku ndër të tjera ka folur edhe për dëshirën e tij që të trajnojë klube në Europë. Gjithashtu, ai shtoi se në pritje të ofertës së duhur, ka refuzuar të tjera nga MLS.

“Kam pasur disa oferta nga Amerika, por më është dashur t’i refuzoj ato”, tha Cannavaro për Il Corriere dello Sport. “Preferoj të pres për një shans në Europë. Nuk e kam me nxitim, nuk jam i padurueshëm, por kam shumë dëshirë dhe rrezikoj të lodhem duke pritur”.

48-vjeçari ishte trajneri i klubit kinez Guangzhou Evergrande, por u largua prej tyre në shtator. Ai e ka konfirmuar edhe më parë se synimi i tij është që të ulet në stolin e një ekipi europian. /oversport.tv