Cannavaro vlerëson Spallettin: Skuadra është pjekur, vuan, por në fund fiton

Në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss”, Fabio Cannavaro ka folur për skuadrën e Napolit:

“Spalletti i ka dhënë qëndrueshmëri kësaj skuadre, por kjo shihej edhe kur drejtonte Gattuso. Ajo që ka rënë në sy këtë vit, është vazhdimësia.

Skuadra di të vuajë, por në fund çon në shtëpi tre pikët, siç ndodhi në Firenze. Kjo është një shenjë pjekurie. Duket se këtë qetësi, skuadrës ia ka dhënë me siguri Luciano”.

Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane ka folur edhe për rinovimin e kapitenit të skuadrës napoletane: “Të gjithë shpresojmë që të rinovojë, sidomos tifozët e Napolit. Shpresojmë që Lorenzo të firmosë, por ai është një profesionist dhe nuk shpërqëndrohet nga këto zëra.

Ai mendon përditshmërinë, sepse për kontratat mendojnë agjentët. Rinovimi do të qetësonte ambjentin, sidomos tifozët”.

Cannavaro ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Pas 6 viteve të kaluar në Kinë, kishte ardhur koha që të bashkohesha me familjen time. Kam dëshirë që të provojë eksperienca të reja dhe të shpërndaj idetë që kam krijuar gjatë këtyre viteve.

Po shoh ndeshje në Spanjë dhe Angli, sepse e kam eksperiencën për të trajnuar në këto nivele. Tani pres të shoh se çfarë mundësish mund të krijohen”. / Oversport.tv