Capello: Balotelli në kombëtare? Kam shumë besim tek Mancini

“Rikthimi i Balotellit tek kombëtarja italiane? Unë kam shumë besim tek Mancini, duke marrë në konsideratë mentalitetin që i ka dhënë skuadrës kombëtare, por tashmë duhen lojtarë që japin 110% në fushë.

Balotelli ka cilësi, por gjithmonë varet nga vetë ai, se çfarë do që të bëjë. Sigurisht që tashmë është më i pjekur dhe ka më shumë eksperiencë.

E njoh më shumë përmes rrjeteve sociale, sesa për atë që ka treguar në fushën e blertë”, ka thënë Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit në një intervistë për “Radio Anch’Io Sport”.

“Mua personalisht më pëlqen shumë Immobile, një lojtar i rëndësishëm. Edhe Joao Pedro më ka pëlqyer shumë”, ka përfunduar Capello. / Oversport.tv