Capello: Interi më i mirë i vitit, diferencën e bënë zëvendësimet

Fabio Capello ka komentuar sfidën e “San Siros” mes zikaltërve dhe skuadrës së Klopp:

“Interi bëri një paraqitje shumë të mirë, luajti si i barabartë me Liverpoolin dhe kjo është diçka shumë e bukur. Diferencën e bënë zëvendësimet, njësoj si në derbi. Zëvendësimet favorizuan “të kuqtë”.

“Interit i mungoi pak fat si dhe i mungoi shumë Barella. Vidal bëri një ndeshje të mirë, por mënyra si sulmon dhe ndryshon krahët e lojës Barella janë një nga armët më të forta të Interit.

Zikaltërit bënë një ndeshje shumë të mirë, më të mirën e vitit dhe treguan se kanë vlera edhe në arenën ndërkombëtare. Pamë një Inter që luajti si i barabartë me Liverpoolin.

Ndryshimin e bënë zëvendësimet. Edhe në derbi, Milani fitoi pas zëvendësimeve, kështu ndodhi edhe me Liverpoolin”, ka thënë Capello. Oversport.tv

Foto: Fabio Capello Instagram