Capello kritikon Allegrin: Juventusi nuk luajti për më shumë se një orë

“Jam një admirues i Allegrit, por dje nuk më bindi. Juventusi për 65 minuta nuk ka luajtur fare, pastaj me zëvendësimet ndryshoi skuadrën dhe filloi të luajë futboll. Pastaj Chiesa në të djathë, larg portës, ndërkohë që je duke humbur…

Siç na mëson Mourinho, kur je duke humbur, duhet të marrësh edhe rreziqe. Edhe Cuadrado nuk më ka pëlqyer, ndoshta ka ndonjë problem”. Këto janë fjalët e Fabio Capellos, që analizon barazimin 1-1 të “San Siros”, të rrëmbyer nga bardhezinjtë falë një penalltie të Dybalas në fund të takimit.

“Duke perifrazuar Boskovin, është penallti kur gjyqtari, pasi thirret nga Var, fishkëllen. Nuk është e mundur që të shohësh 4 trajnerë me të kuq, në të njëjtën javë. Është i vetmi vend në Botë, që ndodh kjo gjë. Duket qartë që diçka është thyer në marrëdhënien mes trajnerëve dhe arbitrave. Kur fishkëllen shpesh transmeton ankth, ndërpret shumë lojën.

Garë dyshe për titullin? Jo, është akoma shumë shpejt. Pastaj kemi parë që skuadrat e impenjuara në Europë, mund të paguajnë diçka. Interin e shoh si kandidat në luftën për titull, por sipas meje Napoli mbetet favoriti kryesor”, ka përfunduar ka përfunduar Fabio Capello. / Oversport.tv