Capello: Milani më ka befasuar shumë, Napoli? Pretendenti kryesor për titull

Ish-trajneri italian, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur mbi luftën për titull në Serie A. Ai u shpreh i befasuar nga performanca e Milanit në këtë sezon, por mendon se Napoli është gjithashtu ekip konkurrentë për të fituar kampionatin.

NAPOLI- “Isha shumë i qartë në verë, nëse De Laurentiis nuk do të shiste Koulibalu apo asnjë nga emrat e mëdhenj, do të ishte një nga favoritët kryesorë për kampionatin. Ata janë shumë të mirë në fushë, duke parë vazhdimësinë e rezultateve dhe personalitetin me të cilin luajnë, ata janë të frikshëm. Skuadra megjithatë, ishte e fortë që nën drejtimin e Gattusos”.

MILAN- “Milani më ka befasuar totalisht. Pasi humbën dy lojtarë të rëndësishëm si Donnarumma dhe Calhanoglu, mendova se do t’i jepte një goditje të rëndë psikologjike për t’u kapërcyer. Megjithatë, drejtuesit bënë lëvizje të mira dhe lojtarët zëvendësues që gjetën dolën shumë efikas”. /oversport.tv