Capello: Osimhen është si Lukaku për Interin, Milani pa Ibrën humb diçka  

Roma me Mourinhon, Napoli, Insigne dhe shumë tema të tjera janë prekur nga legjenda e trajningut italian Fabio Capello. Ai dha një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ku ndër të tjera u ndal te disa nga pikat kyçe të Serie A.

“Ai u përpoq të impononte një sistem dhe mentalitet të ndryshëm loje, tani po shohim frytet e para të punës së tij. Kjo Romë është më agresive, e shpejtë dhe e vendosur, është një ekip që nuk do të jetë në gjendje për të fituar kampionatin, por do t’i vështirësojë punën të gjithëve”.

NAPOLI- “Napoli është i fortë, u penalizua nga dëmtimi i Osimhenit, i cili për ta është si Lukaku te Interi vitin e kaluar. Ai bën diferencën, edhe pse teknikisht nuk është më i miri, ai krijon probleme për kundërshtarët”.

INSIGNE- “Unë kam thënë tashmë se ai do të zhvillojë një kampionat të madh deri në fund. Ishte e vështirë në moshën e tij të hiqte dorë nga oferta. Është një zgjedhje ekonomike dhe jo sportive. Do të jetë problem për Mancinin që të mos e ndjekë dot”.

MILANI-  “Milani kundër Juves bazohej vetëm te Leao dhe Theo, dukeshin të shqetësuar për sa i përket lojës. Ibrahimovic përveç duke qenë golashënues, është gjithashtu një lojtar me cilësi dhe vizion që tremb kundërshtarët e tij. Të kesh një pikë referimi të tillë është e rëndësishme. Kur ai nuk është në fushë Milani humb diçka, moshën dhe gjendjen fizike”, përfundoi Capello. /oversport.tv