Carlos Sainz: Dua të fitoj titullin në Formula 1 me Ferrarin

Carlos Sainz, i pranishëm në Madrid në një eveniment të organizuar nga sponsorët, nuk ka dyshime për të ardhmen e tij tek Ferrari.

“Sot me makinën SF21 jam i shpejtë dhe komod, por bëj akoma gabime sepse nuk e njoh plotësisht makinën. Duhet kohë për të dhënë më të mirën dhe disa herë i paguan pasojat gjatë garave. Por më e mira, do të vijë në vazhdim”-ka thënë piloti i Ferrarit.

Piloti spanjoll vazhdon më tej: “Unë si Barrichello? Sigurisht që jo, dua të bëhem kampion i Botës një ditë. Koha do të tregojë nëse do të jem i aftë.

Me Charles Leclerc jemi thuajse të barabartë, nuk kemi diferenca të mëdha dhe kjo më jep besim. Ai ka më shumë vetbesim në gara, në parakalime dhe në daljet nga kthesat. Nuk jam akoma ai Carlosi agresiv, por do të bëhem shumë shpejt”-ka përfunduar piloti i Ferrarit, Carlos Sainz. /Oversport.tv