Carnevali: 65 milionë për Scamacca dhe Frattesi? Ofertë e ulët

“65 milionë për Scamacca dhe Frattesi? Mund të jetë një ofertë e ulët. Varet se si do ti ndajmë, por janë edhe Raspadori e Traore që po arrijnë formën optimale. Ne nuk e kemi të nevojshme shitjen e lojtarëve, ndoshta mund të shesim vetëm njërin.

Janë lojtarë të rëndësishëm, me perspektivë dhe në momentin që do të kërkohen do të bëhet një propozim i drejtë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali në “Gr Parlamento”.

“Kemi folur me Interin, me disa klube të huaja, por edhe italiane. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë ofertë konkrete.

Mendoj që ka më shumë mundësi që të marrin oferta nga jashtë Italisë, sepse aktualisht është e vështirë që në futbollin italian të paguhen shuma të mëdha, ndonëse mua do të më pëlqente që lojtarët të qëndronin në Itali”, ka thënë Carnevali. / Oversport.tv

Foto: U.S Sassuolo Facebook