Carnevali: Berardi dhe Locatelli kërkuan shitjen, Juventusi iu bind kushteve tona

“Filozofia jonë është të fokusohemi tek të rinjtë. Trajneri duhet të ketë filozofinë e tij. Të shohësh Italinë të fitojë Kampionatin Evropian me këta lojtarë të rinj është e mrekullueshme”. Kështu ka nisur intervistën e tij drejtuesi i Sassuolos Giovanni Carnevali. Ai foli drejtpërsëdrejti nga Samiti Social i Futbollit që po mbahet në Romë, ku ndër të tjera zbuloi edhe një prapaskenë merkatoje për Domenico Berardin dhe Manuel Locatellin.

“Domenico Berardi vjen nga sektori ynë i të rinjve, ka një aspekt emocional që na lidh. Nëse mund ta shesim? Për ne ai është një lojtar thelbësor. Megjithatë, ndryshe nga vitet e kaluara, verën e shkuar ai kërkoi vetë të largohej. Fatkeqësisht kushtet e tij dhe të Sassuolos nuk u përmbushën dhe për pasojë ai nuk lëvizi”.

LOCATELLI- “Locatelli e meritonte Juventusin dhe ai na ka ndihmuar shumë gjatë viteve të fundit. Këtë vit ne shitëm Marlon për 12 milionë euro, Caputo te Sampdoria dhe Locatellin me kushtet që donim pas dy muaj negociatash. Manuel thjesht donte të shkonte te Juve, kishim oferta nga Arsenali dhe klube të tjera, por nuk kishte asgjë për të bërë”. /oversport.tv