Carnevali: Për Raspadorin nuk po bisedojmë me Juventusin, por me një ekip tjetër

Juventusi është konsideruar kandidati kryesor për të marrë shërbimet e talentit të Sassuolos, Giacomo Raspadori. Megjithatë, CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit.

Në prag të sfidës kundër Atalantës, Giovanni Carnevali u ndal përpara mikrofonave të DAZN, për të komentuar mbi të ardhmen e talentit të tij. Ai tha se Juventusi nuk është një nga ekipet që janë duke diskutuar për Raspadorin, duke hedhur më shumë hije dyshimi se Juventusi nuk është kandidati kryesor.

“Jo, nuk jemi duke diskutuar me Juventusin. Megjithatë, jemi në bisedime me një tjetër klub. Jemi vetëm në fillimet e bisedimeve, ka interes, por ende nuk ka asgjë konkrete ende. Ne nuk kemi nevojë të shesim”. /oversport.tv