Carreno Busta triumfon në Montreal, Hurkacz dorëzohet në finale

Pablo Carreno Busta ka fituar Masterin 1000 pikësh të Montrealit, pasi ka mposhtur 2-1 (3-6, 6-3, 6-3) në finale numrin 10-të në renditjen botërore Hubert Hurkacz.

Polaku ka fituar setin e parë 6-3, por më pas spanjolli ka përmbysur gjithçka, duke fituar 2 setet e radhës me të njëjtin rezultat 6-3.

Pablo Carreno Busta mbyll një javë perfekte në Kanada, duke fituar kështu në Montreal Masterin e parë 1000 pikësh në karrierë. / Oversport.tv

Foto: Omnium Banque Nationale Twitter