Gjatë pasdites së sotme u mblodh Asambleja e Lega Serie A, ku u diskutuan tema të ndryshme mes drejtuesve të 20 klubeve të elitës së futbollit italian, mes të cilave edhe promovimi i paqes, tashmë që Rusia ka sulmuar Ukrainën.
“Kënga ‘Imagine’ e kënduar para fillimit të takimit Juventus-Inter e arriti objektivin e saj, por transmetimi u bllokua në Rusi. Po diskutojmë për qëndrimin që duhet të mbajmë në ndeshjet që transmetohen në territorin rus, pasi edhe ndeshja Milan-Bologna u bllokua.
Nuk e dimë se kush mund të jetë zgjedhja më e mirë. Kanë bllokuar disa ndeshje dhe Lega ka vendosur të monitorojë situatën. Kemi vendosur që për momentin transmetimi është i rëndësishëm për paqen edhe përmes iniciativave dhe donacioneve direkte”, ka thënë presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini. / Oversport.tv
Imagine all the people living life in PEACE ❤️#SerieATIM 💎 #WeAreCalcio #Peace pic.twitter.com/LoCT3cUndv
— Lega Serie A (@SerieA) April 3, 2022