Cassano: Gabuan me Spalletti, Totti do harrohet! Vetëm 3 lojtarë të përjetshëm!

Antonio Cassano është nga ata që flet pa doreza e pa komplekse. Gjatë emisionit që Bobo Vieri bën në Twitch, u diskutua edhe për vërshëllimat ndaj trajnerit Luciano Spalletti në duelin mes Romës dhe Napolit. Tekniku akuzohet se detyroi Francesco Tottin të linte futbollin.

Cassano ka mendimin e tij për këtë çështje: “Ato brohoritje kundër Spalleti janë një turp. Ai bëri gjëra të mahnitshme në Romë dhe e donte klubin. Për çfarë? Se e bëri Tottin të tërhiqej? Unë çmendem kur i dëgjoj këto gjëra.

A po me thoni që Totti doli në pension sepse nuk luajti nën drejtimin e Spalletti? Kam luajtur te Roma dhe e di se për çfarë po flas. Për mua është një skandal dhe më vjen keq ta them sepse kam kaluar shumë mirë aty.

Spalletti duhet të bënte zgjedhjet e tij dhe kur u kthye e çoi Romën në Champions League. Tifozët duhet të mendojnë për të mirën e Romës. Nuk e meritonte të vërshëllehej, por vetëm ta lavdëronin. Nuk e meritonte”, tha në vazhdim Cassano.

“Totti do të harrohet pas 20 vitesh, vetëm Messi, Maradona dhe Cruijff janë të përjetshëm. De Rossi ishte kapiteni i ardhshëm, por ai është harruar. Nuk kam parë kurrë dikë që e do Romën sa ai. Totti e do Romën, por De Rossi e do 100 herë më shumë”, përfundoi barezi, i cili ka luajtur 4 vite e gjysmë te Roma dhe ka shënuar 52 gola në 161 ndeshje. / oversport.tv