Antonio Cassano ndez sërish polemika, kësaj radhe ka sulmuar ashpër trajnerin e Romës, Jose Mourinho. Ish-sulmuesi italian, ishte i ftuar te “BoboTV”, në emisionin e Christian Vieri.
“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai dinte të luante thjeshtë dhe ishte një komunikues i shkëlqyer. Ishte i mirë në trajnimin e lojtarëve të fortë, por jo me ata që nuk janë shumë të mirë. Është shumë e lehtë të jesh miqësor me lojtarë të mëdhenj.
Është një fatkeqësi e madhe për Romën. Ai i detyroi ata të shpenzojnë para për Nemanja Matic dhe Rui Patricio. Shumë herë ai sillet si i poshtër, ai nuk di si të krijojë një ekip. Edhe me skuadrën tuaj të dytë, ju duhet ta mposhtni Cremonesen.” – tha Cassano për Mourinho. /oversport.tv
Foto: antoniocassano, Facebook