Cataldi: Në Napoli për të imponuar lojën tonë, Immobile lideri i Lazios

Në prag të sfidës kundër Napolit në kampionat, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri nuk ka dalë në konferencë për shtyp për mediat, por në vend të tij është shfaqur mesfushori Danilo Cataldi, që ka folur për këtë ndeshje.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Napoli bashkë me Milanin janë skuadrat që luajnë futbollin më të mirë. Ne po rritemi, por nuk jemi akoma në 100% të potencialit tonë. Lazio ka 6 vite që nuk fiton në Napoli? Më kujtohet ajo sfidë, ishte një ndeshje për jetë a vdekje.

Nesër do të shkojmë në Napoli dhe do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë, ashtu siç bëmë në Moskë. Skuadra më ka pëlqyer edhe përballë Juventusit, por ishin episodet që ndryshuan fatin e ndeshjes.

Numrat flasin vetë për Immobilen. Është kapiteni ynë, na jep entuziazëm. Edhe kundërshtarët ndikohen nga ai, e dinë që nuk mund të bëjnë gabime, sepse të ndëshkon”, ka thënë mes të tjerash Cataldi. /Oversport.tv