Cavani e De Gea shpëtojnë United nga humbja kundër Newcastle

Manchester United ka bërë një hap fals në transfertë kundër Newcastle, duke barazuar me rezultatin 1-1. Djajtë e kuq madje rrezikuan të humbnin.

Saint-Maximin e shtangu skuadrën e Rangnick që në minutën e shtatë dhe u desh një lëvizje nga stoli për të rikthyer baraspeshën në rezultat.

Trajneri gjerman i besoi sulmuesit Edinson Cavani, i cili edhe shënoi golin e shumëpritur nga Manchester United.

Gjithsesi në fund u desh edhe një mrekulli e portierit De Gea, të cilin fillimisht e shpëtoi shtylla pingule. / oversport.tv