Ceferin i çoi sms, Klopp: UEFA më “fiksoi” me Nations League, ide qesharake

Jurgen Klopp ka konfirmuar se ka pasur një bisedë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, pas kritikave të tij për çështjen e biletave të finales së Champions League.

Gjermani tregoi se ishte marrë një mesazh nga kreu i qeverisë europiane të futbollit: “Është OK, nuk ka asgjë. I thashë se arsyeja që nuk jam në qejf me UEFA-n është Nations League. Një nga idetë më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë”.

ÇFARË KISHTE THËNË KLOPP – Tekniku gjerman para disa ditësh kishte kritikuar UEFA-n me këto fjalë: “A është e drejtë që ne të marrim vetëm 20 mijë bileta, kundërshtari 20 mijë dhe në total janë 75 mijë? Mbeten edhe 35 mijë bileta, ku janë atë?!

E gjitha ka të bëjë me paratë, kështu është. UEFA nuk është shenjtori i futbollit, kurrë nuk kanë qenë shenjtorët. Ata kanë një produkt fantastik si Champions League dhe nëse më pyesni mua, kurrë nuk do ta ndryshoja.

Por është e qartë se ata kanë humbuar pak para këtu, pak para atje dhe mënyra më e lehtë për t’i rikthyer ato është rritja e çmimit të biletave. Kështu është jeta”. / oversport.tv