Ceferin sulmon Perez: Ankohet se s’ka para dhe ofron 180 milion për Mbappe

Presidenti i UEFA-s ka theksuar se një largim i mundshëm i tre klubeve rebele që ideuan Superligën Europiane, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, nuk do të sillte asnjë shqetësim për qeverinë e futbollit europiane.

Ceferin nuk arrinte të kuptonte se si këto klube kishin vendosur të formonin një kompeticion të ri europian, dhe në të njëjtën kohë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

“Sdo e kisha problem edhe nëse largoheshin. Është për të qeshur, sepse nga njëra anë duan të formojnë një turne të ri dhe nga ana tjetër duan të luajnë në Champions këtë sezon. Këto klube kanë drejtues të paaftë.

Ata njerëz (Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli) u munduan të vrasin futbollin”-ka deklaruar Ceferin për Der Spiegel.

Më pas ka thymbuar Florentino Perez: “Ai kritikon UEFA-n dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me Superligën dhe më pas ofron 180 milion euro për të blerë Kylian Mbappe”.

Presidenti ka pranuar se është kërcënuar, kur nuk ka pranuar që UEFA ta organizojë kompeticionin e ri. /Oversport.tv