Çeki: Dënohet me 6 vite burg ish-presidenti i Federatës së Futbollit

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Miroslav Pelta është dënuar me 6 vite burg për mashtrim. Gjithashtu Gjykata e Pragës ka vendosur që të përjashtohet nga çdo pozicion ekzekutiv në klube dhe shoqëri për 5 vite si dhe të gjobitet me 220 mijë dollarë.

Gjykata ka dënuar edhe zëvendës-ministren e sportit, Simona Kratochvilova me 6.5 vite burg. I mohohet puna në zyra shtetërore për 6 vjet dhe një gjobë prej 88 mijë dollarësh.

Në vitin 2017, policia zbarkoi në zyrat e federatës dhe selinë e FK Jablonec, skuadër në pronësi të Peltas. Sipas prokurorisë ish-presidenti i Federatës kishte shfrytëzuar marrëdhënien personale me Kratochvilova për të ndikuar në fonde dhe grante shtetërore, duke shkaktuar një dëm prej 7.8 milion dollarësh. / Oversport.tv