Çela: Jemi ekip më i mirë se Erzeni, sot meritonim më shumë! Nuk ka arsye pse të na mungojë dëshira

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka folur për Oversport pas barazimit përballë Erzenit.

“Nuk ka arsye pse të na mungojë dëshira. Ne jemi lojtarë profesionistë, kemi cilësi më shumë se pothuajse gjysma e skuadrës së Superiores. E patë edhe sot, dominuam kundërshtarin. Ndikoi edhe lodhja. Nuk më kënaqin zëvendësimet, nuk janë në pritshmërinë time. Jam shumë i kënaqur nga ekipi. Nuk flas dot për gjëra të tjera jashtë futbollit. Jam shumë i mërzitur.

Nga fjalët që u thanë, duket sikur u bëmë shumë pis dhe do të mbetemi gjithmonë të paragjykuar. Erzeni nuk ka shanse të fitojë me ne, kemi treguar se jemi ekip më i mirë se Erzeni. Kemi luajtur 3 herë ndaj Erzenit dhe kemi barazuar në të tre rastet. Mendoj që në këto takime kemi dominuar kundërshtarin. Me gjithë problemet që kemi pasur ndeshjet e fundit, këta djemtë janë heronj. Kalojmë traumë pas humbjeve, edhe pas fitoreve.

Nuk rrezikova për të marrë gjithçka, por sot patjetër që meritonim më shumë. nuk më pëlqeu fundi i lojës, duhet të kishim më shumë qetësi. Ekipi bëri maksimumin dhe jam i kënaqur me paraqitjen e sotme. Mendoj që i kemi të gjitha mundësitë për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, do të bëjmë maksimumin por nuk e di se sa do ta realizojmë. Disa gjëra nuk janë në dorën tonë, në këtë pikë të kampionatit”, ka thënë Çela. / Oversport.tv