Çela: Jemi një ekip i brishtë, ndikon pozicioni në renditje! Kastrioti, si një kështjellë rëre

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka folur për Oversport pas humbjes përballë Partizanit, që ka kompromentuar shanset e krutanëve për mbijetesë.

“Është e njëjta muzikë. Jemi një ekip i brishtë. Gjatë javës kam marrë sinjale pozitive nga skuadra. Shoh që çunat kanë dëshirë që të punojnë, të ringrihen. Por jemi të brishtë, mjafton një gabim që të prishim gjithçka që kemi ndërtuar. Ndikon edhe vendi i fundit në renditje, pasi skuadrat rivale kanë marrë pikë dhe kjo e shton presion. Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë, deri në minutën e 30-të. Më pas skuadrat u çekuilibruan, por partizani ka më shumë cilësi dhe arriti të përfitojë.

Sa do shërbejë pushimi? Do ndikojë shumë, sepse kemi probleme me dëmtimet. Kemi lojtarë që luajnë jashtë pozcioneve natyrale. Nuk është një humbje që ndikon te ne, më shumë të vret mënyra si erdhi kjo humbje. Mund të bëjë diferencën një rast, mund të mundesh 1-0. Jemi si një kala rëre, që në momentin e parë që vjen një dallgë prishet. Nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë të besojmë deri në fund.

Edhe sot bëmë gjëra të mira, por kemi shumë pak lojtarë që bëjnë diferencën në zonë të rrezikshme. Gjithë fati i sezonit tonë varet në dy ndeshjet e ardhshme, nëse arrijmë që të marrim maksimumin e pikëve atëherë mund të besojmë te mbijetesa”, ka thënë Çela. / Oversport.tv