Celik gati të firmosë me Romën, mbrojtësi turk ndodhet në kryeqytetin italian

Pas shumë bisedimeve të gjata, Roma më në fund ka arritur të transferojë Mehmet Zeki Celik. Mbrojtësi 25-vjeçar ndodhet në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmos kontratën me klubin kryeqytetas.

Mbrojtësi turk pritet të firmosë një kontratë ku do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon. Roma do t’i paguajë gjithashtu edhe 7 milionë euro, Lille për kartonin e lojtarit.

Sakaq, Celik në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve, do të mbyll marrëveshjen ditën e sotme. Ai do të vendoset nën urdhrat e Mourinhos nga dita e martë, kur nis edhe grumbullimi i ekipit. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook