Cellino: Kampionatin vjet e meritonte Milani, jo Interi që nuk paguajti rrogat

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka ngritur akuza ndaj Interit dhe Juventusit mbi raportet e tyre financiare. Në një itervistë për “Teletutto” ai u shpreh se nuk është mister fakti që Inter dhe Juventus janë në borxhe të mëdha duke marrë parasysh mënyrën si ata e kanë formuar ekipin.

Ai komentoi edhe mbi “kurorëzimin” e Interit si kampion i Italisë sezonin e kaluar. Sipas tij ngritja e kupës nga zikaltërit ishte e pamerituar. Për të ishte Milani ekipi që e meritonte më shumë trofeun dhe jo Interi që nuk kishte buxhet për të paguar pagat e lojtarëve.

“Nuk është mister që Juventusi dhe Interi janë në borxhe të mëdha. Nëse flasim për Interin, fitimi i kampionatit të kaluar nuk ishte i merituar. E meritonte Milani doli në vend të dytë falë një shoqërie që krijoi ekipin duke shlyer edhe borxhet. Ndërkohë, Interi nuk paguajti as rrogat”. /oversport.tv