Celta Vigo “pickon” lehtë, Real Madrid i kthehet me “manita”

Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 5-2 kundër Celta Vigo në shtëpi, por miqtë nuk është se ua bënë të lehtë. Ata shënuan që në minutën e katërt me Mina, të cili iu kundërpërgjigj Karim Benzema.

Sulmuesi francez vendosi baraspeshën dy herë, pas Cervi e kaloi sërish në epërsi skuadrën e Celta Vigo. Madrilenët e panë veten në avantazh për të parën herë në minutën e 54-t, kur e dërgoi topin në rrjetë braziliani Vinicius Junior.

Real Madrid u çlirua dhe më pas shënoi sërish, këtë herë me debutuesin në LaLiga, mesfushorin Camavinga. Deri në fund kishte kohë edhe për një tjetër gol, sërish me Benzema që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

Real Madrid shkon me këtë fitore në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Atletico Madrid dhe Valenca që fituan sot. Të fundit mposhtën skuadrën e Osasuna me rezultatin 4-1.

Në rrugë të mbarë është edhe Real Sociedad, që me dy gola të Oyarzabal mposhti skuadrën e Cadiz 2-0. 9 pikë për baskët, që renditen në vendin e katërt në LaLiga./oversport.tv